Vihen në pranga në Durrës 2 persona në kërkim, për vepra të ndryshme penale; të cilët janë dënuar nga gjykata me burg.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin M. M., 39 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Po nga këto struktura u ndalua shtetasi M. M., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.





