Dy persona janë arrestuar në Durrës, njëri prej të cilëve akuzohet për vjedhje, ndërsa tjetri për dhunë në famile.
U arrestua në flagrancë shtetasi F. K., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur në një tabakino, në lagjen nr. 17/1, një shumë lekësh dhe paketa me cigare.
Gjithashtu, nga Komisariati i Policisë Durrës u vu në pranga shtetasi A. H., 43 vjeç, banues në Rrashbull, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.





