Arrestohen dy persona në Durrës, të akuzuar për dhunë.
Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasit:
A. B., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
V. Z., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kanosur me mjet prerës, ish-dhëndrin e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.