Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit, pasi akuzohen për vjedhje.
Më datë 12.09.2018, ranë në pranga shtetasit H.L. dhe M.B., 32 dhe 54 vjeç, banues në Durrës.
Policia nuk jep detaje të tjera rreth vjedhjes që ata kanë kryer, por saktëson se ndaj tyre rëndon vepra penale e vjedhjes, e parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.





