Policia në Kavajë ka vënë në pranga dy persona, njëri prej të cilëve ka thyer masën e arrestit shtëpiak, ndërsa një 22-vjeçar u kap në makinë me një sasi të vogël kokainë dhe një fishek luftarak.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 44 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, nuk është gjetur në banesë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për dhunë në familje.
Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi F. K., 22 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde narkotike kokainë dhe një fishek luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.





