Autoritetet serbe kanë arrestuar dy persona nën dyshimin se kishin planifikuar një sulm ndaj presidentit Aleksandar Vuçiç dhe familjarëve të tij.
Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata ka vendosur masën e paraburgimit për 30 ditë ndaj të arrestuarve, ndërsa hetimet vijojnë.
Ministrja e Brendshme e Serbisë deklaroi se të dyshuarit akuzohen për përpjekje për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues dhe për përmbysjen e autoriteteve më të larta shtetërore gjatë periudhës dhjetor 2025 – shkurt 2026.
“Ata dyshohet se kanë organizuar një ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues të Republikës së Serbisë dhe përmbysjen e autoriteteve më të larta shtetërore në periudhën nga dhjetori 2025 deri në shkurt 2026, duke organizuar furnizimin me armë dhe një sulm ndaj jetës dhe trupit të Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gruas dhe fëmijëve të tij, në një mënyrë të tillë që t’i privonte nga jeta, si dhe një sulm ndaj anëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, në një mënyrë të tillë që anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të shkaktonin lëndime trupore”, tha ministrja e Brendshme në një deklaratë.





