Kokainë dhe Heroinë me vlerë afro 810.000 euro janë sekuestruar nga policia e Vlorës këtë të enjte ku në pranga kanë përfunduar dy persona. Ndalimi i tyre u krye në Novosejë e ndërsa gjatë kontrollit të banesave u gjet dhe droga e mbështjelle ne qesë të ndryshme.

3.4 kilogramë kokainë dhe 133 gramë heroinë, me vlerë që shkon gati 810 000 euro u sekuestruan nga Policia e Vlorës. Operacioni ishte rezultat i ndjekjes dhe hetimit me metoda speciale që agjentët e anti drogës i kishin bërë prej muajsh Kujtim Metajt dhe Viktor Jaupajt.

Ata u ndaluan në fshatin Novoselë duke udhëtuar me më një makinë brenda të cilës pas kontrollit u gjetën 400 gram gramë kokainë që dyshohet se po transportohej në qytetin e Vlorës, për t’u shitur.

Operacioni me tej u shtri me kontrolle, ku në banesën e 53 vjecarit Jaupaj në Fier ku gjetën dhe sekuestruan 2 kg e 979 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe 133 gramë lëndë të dyshuar narkotike heroinë.

Nga hetimi ka rezultuar se dy perosnat e arrestuar prej kohësh merreshin me shitjen e drogës në vende të ndryshme kundrejt shuma të konsiderueshme të parave. Mësohet se Kujtim Metaj nuk është një emër i panjohur për policinë, ndërsa rezulton me precedentë penalë për heqje të paligjshme të lirisë, ngjarje e ndodhur në vitin 2013.