Dy persona nga Shijaku janë kapur nga Specialistët për Krimet, të akuzuar për dy vepra të ndryshme penale.

Bëhet fjalë për shtetasit: Ilir Balla 48 vjeç banues në Shijak dhe Alfonc Hoxha 23 vjeç, banues në Maminas.

48-vjeçari akuzohet se ka vjedhur gomisterinë në pronësi të shtetasit M. D. 38 vjeç në Xhafzotaj.

Ndërsa 23-vjeçari është autori i plagosjes së rëndë të një personi. Më datë 04.09.2017 në Maminas, pas një konflikti për motive të dobëta, ai ka goditur me sende të forta shtetasin E.D.