Dy shtetas në Derven të Krujës, janë ndaluar nga Specialistë për Krimin në Komisariatin e Policisë Krujë, pasi nga pakujdesia kanë djegur 120 pemë frutore, ullinjë, në pronësi të një shtetasi nga Borizani.
NJOFTIMI I PLOTË
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë ndaluan shtetasit:
• Ndre Shota 63 vjeç, banues në Derven, Krujë;
• Gjon Shota 68 vjeç, banues në Derven, Krujë.
Shtetasit e mësipërm, më datë 15.09.2017, në Borizanë, Krujë, nga pakujdesia kanë djegur 120 pemë frutore, ullinjë, pronë e shtetasit K.L. 52 vjeç, banues në Borizanë, Krujë (kallëzim i bërë më datë 16.09.2017).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale"Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia" parashikuar në nenin 161 të Kodit Penal.





