ë orët e para të mëngjesit të së mërkurës policia e Kosovës ka zbarkuar në veri të Mitrovicës, ku ka arrestuar dy persona si të dyshuar në vrasjen e polikanit serb, Oliver Ivanoviç.

Siç raportojnë mediat në Kosovë, njëri prej të arrestuarve është zyrtar serb i Policisë së Kosovës. Gazeta Express shkruan se personi i arrestuar është me inicialet R.B. ndërkohë tek i arrestuari i dytë policia ka gjetur edhe një armë.

Në lidhje me vrasjen e politikanit serb deri tani janë arrestuar 6 persona, dy prej të cilëve janë liruar. Ndërsa shteti ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për Milan Radojiçiqin i cili po fshihet në Serbi.

Oliver Ivanoviç, ish-ministër dhe ish-deputet në Kuvendin e Kosovës ka udhëhequr SDP-në, ndërsa u vra më 16 janar të vitit 2018.