TIRANE– Arrestohen nga Policia e Tiranës dy shtetas të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Sipas burimeve policore, Aidi Dylberi, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, dhe Edmond Islamaj, 28 vjec, lindur dhe banues në Elbasan janë arrestuar mëngjesin e sotëm, pas një operacioni policor të quajtur “Parkingu”, dhe falë një pune të mirëfilltë hetimore, duke bashkëpunuar me Sektorin e Operacioneve Speciale është bërë e mundur kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i shtetasve të lartë përmendur.
Arrestimi në flagrancë i tyre, u arrit pas posedimit të informacioneve policore mbi këta shtetas, përgjatë momenteve të transportimit të lëndës narkotike e dyshuar cannabis sattiva, nga qyteti i Elbasanit për në drejtim të kryeqytetit. Sasia e lëndës narkotike e llojit Hashah i presuar në formë çokollatë ishte 500 gramë, me destinacion shitjen për tregun e Tiranës.
Aktualisht nga strukturat e policisë, vazhdon puna e specializiuar hetimore në drejtim të implikimit të të tjerë personave të përfshirë në prodhim dhe shpërndarje të lëndës narkotike, në çdo rast duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.





