Dy drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë në Durrës, teksa ngisnin në gjendje të dehur dhe pa dokumentacionet përkatëse.
Në pranga ranë:
•Gerald Keçi, 23 vjeç, banues në Shijak;
•Ilir Lika, 35 vjeç, banues në Durrës.
Keçi u kap në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, duke drejtuar mjetin tip “Golf”, me targa AA 116 LM, në gjendje të dehur në masën 0.74 mg/l.
Lika u kap te sheshi “Pranvera” duke drejtuar motoçikletën tip “Lifan”, tej normave të lejuara të shpejtësisë, pa targa, pa dokumentacionin përkatës dhe pa leje drejtimi.
Arrestimi i tyre u bë në kuadër të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë së përdoruesve në rrugë.





