Dy drejtues mjetesh janë vënë në pranga nga policia e Durrësit.
Nga burimet zyrtare mësohet se të arrestuarit kanë shkaktuar aksidente, njëri prej të cilit me dëme materiale ndërsa tjetri ka përplasur drejtuesin e biçikletës dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Njoftimi i policisë:
Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
L. B., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur është përplasur me një mjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale.
Q. T., 54 vjeç, banues në Sukth, pasi në Sukth, duke drejtuar metrin tip “Ford”, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendngjarja, biçiklistin me iniciale Rr. J., 56 vjeç, banues në Sukth, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.





