Arrestohen në flagrancë në Durrës 2 drejtues mjetesh që ishin të dehur, njëri prej të cilëve ka shkaktuar edhe aksident
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. M., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 2, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.60 mg/l.
M. P., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, në masën 1.36 mg/l, ka goditur një tjetër mjet duke i shkaktuar dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.





