17 dhjetor 2014 – Ndrangeta, mafia kalbreze tashmë gjithnjë e më shumë po del nga strofulla e saj në malet e Kalabrisë duke e shtrirë aktivitetin e vet, edhe në veri të Italisë. Prova më e fundit për këtë ekspansion të Ndrangetës është vala e arrestimeve të mafiozëve, që po trondit Milanon. Karabinierët e repartit operativ special ROS, arrestuan nga e shtuna deri të hënën 15 dhjetor 2014 në Milano 59 anëtarë të Ndrangetës.
Prej tyre 56 ishin italianë, një bullgar dhe dy shqiptarë. Të arrestuarit shqiptarë janë vëllezërit tiranas Bashkim Hidri i datëlindjes 1972 dhe Ndriçim Hidri i datëlindjes 1975. Të arrestuarit i përkasin Klanit De Stefano-Tegano-Libri të Ndrangetës kalabreze.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





