RAVENNA, 21 qershor 2013 – Mbrëmjen e djeshme policia italiane ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë.
Sipas policisë italiane të dy këta shtetas shqiptarë kanë kryer grabitje në dy provinca në Ravena.
Kërkimi nga ana e policisë italiane filloi me kontrollin e një shtëpie në Lido di Savio, ku jetonin katër shtetas të huaj, tre shqiptarë dhe një rumun, në cilësinë e provës u sekuestruan materialet e grabitura (veshje, pajisje elektronike).
Policia italiane ka vënë në pranga , dy shqiptarët, shtetasin me iniciale H.A., 27 vjeç, banues në Lido di Savio dhe 23 vjeçarin me iniciale M.A., të cilët do të përballen me gjykatën italiane.
Disa prej artikujve të grabitura nga këta shtetas tashmë u janë kthyer klubit të tenisit Milano Marittima dhe një personi që jeton në Forlì.





