Itali, 26 maj 2014 – Policia pyjore e qytezës së Dimaros ,në rajonin e Trentinos, arrestoi dy hajdutë shqiptarë, që e kishin kthyer në ‘profesion’ këtë zanat.

Armand Xhulaj dhe Arjan Harizaj (në të majtë të fotos Xhulaj, në të djathtë Harizaj), 37 dhe 26 vjeç u arrestuan nga karabinierët, ndërsa po mbushnin bagazhin e makinës me bidona me naftë të vjedhur në një kantier ndërtimi.

Në bagazhin e makinës Audi A4 u sekuestruan 150 litra naftë. Dy shqiptarët vetëm një javë më parë ishin paditur për vjedhjen e më shumë se një kilometër tel bakri për ta shitur për skrap.

Policia pyjore i dorëzoi shqiptarët tek karabinerët, së bashku me provat që vërtetonin vjedhjen e kryer prej tyre. Dy hajdutët shqiptarë kaluan dy netë në stacionin e karabinierisë në qytezën e Klesit, para se t’i nënshtroheshin gjykimit të shkurtuar.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/