Itali, 31 korrik 2014 – Një rulotë me të cilën po transportoheshin 3 kuintal marijuanë, me vlerë 2 milion euro, është sekuestruar nga Gruardia di Financa në Katania. Ruloti ndodhej në parkingun e qendrës tregtare "Porte di Catania".
Policia ka prangosur 7 persona, mes të cilëve dy shqiptarë. Dritan Dervishaj 31 vjeç dhe Sabaudin Celaj 46 vjeç janë dy shqiptarët e arrestuar, si te perfshire ne trafikun e droges.
Financierët e Guardia di Financës kanë vendosur të ushtrojnë kontroll në rulotë, pasi kanë vënë re se mjeti është parkuar mes dy makinave që ndodheshin ndërkohë në parkingun e qendrës tregtare.
Personat që ndodheshin në automjetet njëri tip Smart dhe tjetri Fiat Punto kanë nisur të diskutojnë me dy personat që ndodheshin në rulotë.
Pasi kanë rënë dakort, një person tjetër nga shoferi që drejtonte rulotën ka marrë drejtimin e mjetit.
Këtu kanë ndërhyrë financierët, të cilët pas kontrollit të ushtruar kanë zbuluar sasinë e madhe të drogës.
Sipas policisë, lënda narkotike kishte ardhur nga Shqipëria dhe nga Pulia do të transportohej drejt Siçilisë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





