Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarët Alfred Tusha 28 vjeç dhe Leonard Spahiu 40 vjeç, pasi në shtëpinë e tyre u sekuestruan 34 kilogramë heroinë.

Konfiskimi ndodhi në Abruzzo dhe sipas mediave vendase është sasia më e madhe e drogës e kapur në vitet e fundit.

Sipas karabinierëve, në laborator droga ishte e ndarë në bukë gjysmë-kilogramë për t’u nxjerrë më pas në tregun e Abruzzo-s.

Dy shqiptarët ndodhen momentalisht në burg në Peskara dhe akuzohen për trafik ndërkombëtar dhe mbajtje të paligjshme të drogës.

Droga e sekuestruar nëse hidhej në treg do të kishte vlerë rreth dy milionë euro. Pas “karantinës”, kërkesa u rrit dhe për këtë arsye çmimi i lëndës narkotike u rrit.