Francë, 31 korrik 2014 – Xhandarmëria franceze arrestoi Fatos Fanën, 20 vjeç dhe Edmond Miftarin (ne foto), 31 vjeç.
Ata akuzohen për vjedhje me thyerje në qytezën e Lommes, afër Lilës.
Dy të rinjtë pretendojnë se nuk janë vjedhës, por azilkërkues shqiptarë.
Miftari pretendon se është mësues i edukimit fizik në një qytet të vogël në verilindje të Shqipërisë.
Xhandarmëria ka dëshmitarë okularë, që dëshmojnë se kanë parë Fatosin, që po hapte bravën, ndërsa Edmondi bënte roje.
Pozicioni i Edmondit rëndohet, sepse ai ka një dënim me 6 muaj burg për vjedhje (në mars), ndërsa Fatosi ka po një dënim me dy muaj burg për vjedhje (në qershor).
Pasja e precedentëve penalë dhe arrestimi në flagrancë bënë që avokatja e dy shqiptarëve të bënte marrëveshje me gjykatën për një dënim me 4 muaj burg për secilin dhe pas kryerjes së dënimit dëbim nga territori francez.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





