Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme dy shqiptarë në Mestre, të akuzuar për shpërndarje droge.

Sipas medieve italiane, në pranga kanë rënë dy të rinj, 20 dhe 24 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Policia ka rënë në gjurmët e tyre pas raportimeve të disa banorëve.

Ata kryen kontrolle në zonë dhe rrethuan ndërtesën ku jetonin dy shqiptarët, nga ku ndaluan edhe një klient i cili sapo kishte blerë mallin tek ata.

Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti mbi 200 gramë kokainë, e cila ishte ndarë në doza, ishte paketuar dhe ishte bërë gati për t’u shitur. Ata gjetën gjithashtu edhe 1000 euro, të cilat ishin përfituar nga shitja e mallit.