ITALI, 13 mars 2013– Në mbrëmjen e djeshme policia e financës në Terracina ka arrestuar dy shqiptarë të rinj (31 dhe 20-vjeçar), të cilëve iu gjetën në posedim 500 gramë drogë secilit.
Policët kishin kuptuar se në disa zona në afërsi të qytetit, dy shqiptarët kanë përdorur një tokë për të fshehur drogën, kanë intensifikuar kontrollin e tyre, me shpresën për të bllokuar hyrjen e tyre në Terracina.
Kanë njohur furgonin e tyre, ata i kanë gjurmuar derisa kanë fikur dritat.
Kur u ndaluan, policia u habit kur pa se ata e kishin fshehur drogën poshtë disa kompesatave në një tokë të braktisur.
Në sytë e Guarda di Finanza, të rinjtë thanë se ata ishin në kërkim për hekur dhe metale të tjera për ti shitur në treg.
Të motivuar nga ky zbulim Guarda di Finanza, nuk është bindur me dëshmitë e dy shqiptarëve dhe ka filluar kontrollin në të gjithë zonën përreth.
Ata gjetën vetëm dy qeska me nga katër doza 120 gramë marijuanë secila.
Edhe pse ata kanë kontrolluar të gjithë zonën përreth, rezultati ka qenë negativ.
Puna po vazhdon për të identifikuar burimet e furnizimit të drogës.





