Tre të arrestuar është bilanci i një operacioni të karabinierëve të Astit në Itali, që prej muajsh hetonin lidhur me të shtënat me armë zjarri të regjistruara në dhjetor, para lokalit “Loft Club”.

Tre urdhër-arreste me burg janë ekzekutuar mëngjesin e sotëm nga efektivët. Dy shqiptarë 27 dhe 22 vjeç si dhe një 27-vjeçar italian janë arrestuar, raportojnë mediat lokale.

Ata akuzohet për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Ngjarja ka ndodhur në 17 dhjetor, kur nga një makinë në lëvizje është qëlluar me pistoletë. Plumbat kanë plagosur badigardët e lokalit. Atentati ka ndodhur rreth orës 22:30, kur lokali ishte i mbyllur.

Sipas karabinierëve, tre të arrestuarit shkuan në lokal me makinë për “të larë hesapet”, pasi grupi ishte konfiktuar me një nga badigardët.