Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi, pasi akuzohen se kanë fotografuar dhe iu kanë bërë video pajisjeve ushtarake në një kamp. 

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, por është publikuar sot në mediat e shtetit fqinj.

Dy shqiptarët hynë në kampin e artilerisë “Major Stefanakis” në malin Egaleo, Atikë dhe bënë video dhe foto të instalimeve ushtarake, një toger në detyrë pasditen e 28 tetorit i pa dhe u kërkoi të ndalonin.

Ndërsa mësohet se në polici dy shqiptarët janë shprehur se kishin humbur dhe se fotot që bënë i kishin bërë për t`ja dërguar policisë.

Ndërkohë, mediat greke, shkruajnë se bëhet fjalë për një rast të ri spiunazhi nga ana e shqiptarëve.