Policia ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për ndihmë për kalimin e paligjshmëm të kufirit dhe prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasve në kërkim:

– Ervin Llaka, 26 vjeç banues në Bilisht, Korçë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 22.10.2018, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë i'u ka dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit tre shtetasve të huaj nga vendet MENA.

– Erjon Vela, 36 vjeç, banues në Libohovë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 18.09.2018, gjatë kontrollit në banesën e tij i'u gjetën 2 kilogram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, nenet 298/3 dhe 283/1 të Kodit Penal.