Dy shtetas turq janë arrestuar, pasi kanën tentuar të kalonin kufirin nga porti i Durrësit me dokumenta të falsifikuara.
Në pranga kanë përfunduar shtetasit I. B., 32 vjeç dhe R. T., 29 vjeç.
“Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasit I. B., 32 vjeç dhe R. T., 29 vjeç, banues në Turqi, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.”, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





