Mediet italiane informojnë se autoritetet shqiptare në bashkëpunim me Policinë Financiare Italiane me bazë detare në Shqipëri, kanë arrestuar në brigjet shqiptare 2 skafistët me origjinë nga Vlora që një ditë më parë po transportonin me gomone rreth 170 kg marijuanë drogë nga Shqipëria drejt Italisë.
Ata janë Hermal Hameti 28 vjeç e Elidon Beluli 42 vjeç, banues në Vlorë.
Droga po transportohej e paketuar në thasë të mëdhenj plastikë në bordin e një gomoneje që udhëtonte nga brigjet e Shqipërisë drejt Italisë, dhe sapo skafistët kanë nuhatur praninë e Policisë italiane, kanë braktisur lëndën narkotike në mes të detit, siç mund ta shihni në video, duke ndryshuar drejtimin e duke u kthyer drejt brigjeve shqiptare.
Lënda narkotike do t’i sillte kësaj organizate trafikantësh një përftim prej 1.5 milionë eurosh.
(Momenti kur skafistët hedhin drogën në det)






