Dy te rinj janë arrestuar nga policia e Durrësit, për veprën penale të “Vjedhjes”.
Në pranga ka rene shtetasi me iniciale E.Sh, 17 vjeç si dhe shetasi tjeter po i moshes 17 vjec me iniciale E.P.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim E.Sh. 17 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penale.
Gjithashtu, Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim: E.P. 17 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.





