Tiranë, 20 mars 2014 – Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për vrasje. Në pranga kanë përfunduar shtetasit Shkëlqim Allushi, i denuar me 25 vite burg, dhe Albert Hoxha, i dënuar me 20 vjet burg.
Asllan Alushi, i njohur me pseudonimin Reci, u kap në ambientet e banesës së tij në fshatin Zall-Herr Kamëz. Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim Nr.383,datë 14.04.2006, e ka dënuar këtë shtetas me 25 vjet burg, për veprën penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim dhe mbajtjes pa leje te armëve luftarake”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në datë 11.03.2005, sepse në vendin e quajtur Kodra e Kuqe Zall-Herr, në ambjentet e lokali, pas një debati për motive të çastit, me shtetasin Albert Gjoka, ka vrarë me arme zjarri automatike shtetasin Arben Zguri, ushtar me pagesë në Repartin Ushtarak 1400, si dhe ka plagosur shtetasit Albert dhe Kujtim Gjoka. Pas ngjarjes, autori i krimit Shkëlqim Alushi është larguar dhe vetëm sot u bë e mundur prangosja e tij.
Ndërsa i arrestuari i dytë Albert Hoxha u kap në ambientet e banesës së tij në fshatin Kashar, pasi gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim të datës 03.05.2012, e ka denuar këtë shtetas me 20 vjet burgim për veprën penale te “Vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese”, te kryer kunderdy ose me shume personave, te mbetur ne tentative.
Ky shtetas ishte person në kërkim pasi me datën 22.04.2007, në Kashar Tiranë, pas një debati për motive të dobta, në bashkëpunim me shtetasin Ilirjan Hajdari, kanë tentuar të vrasin me armë të ftohtë (thikë) shtetasit Nriçim Lleshi dhe Ilirjan Kamberi. Materialet proceduriale për dy të ndaluarit i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per veprime te metejshme.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





