Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona. Ata ishin shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme në Tiranë. Një nga të arrestuarit është një 35-vjeçar me inicialet E.C  i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 44-vjeçar me inicialet Gj.L i cili është kapur në flagrancë në Kashar pasi ka kryer veprën penale të mashtrimit. Të dy këta persona u arrestuan dhe me rastet e tyre do të merret Prokuroria e Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Kapen dhe vihen në pranga, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, dy shtetas të shpallur në kërkim për mashtrim dhe vepra penale në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara:

Në Unazë të Re, u kap dhe ndalua shtetasi E. C., 35 vjeç, banues ne Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar 35-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, per veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Në Kashar, u kap dhe ndalua shtetasi Gj. L., 44 vjeç, banues ne Tiranë, shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.