Kavajë, 23 qershor 2014 – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Kavajës të akuzuar për falsifikim të kartëmonedhave.

Seksioni për krimin ekonomik financiar në komisariatin e Kavajës ka finalizuar me sukses gjatë ditës së sotme operacionin policor te koduar “Euro”, gjatë të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve Roland Aruci 23 vjeç dhe Fatjon Elezi 30 vjeç, të dy banues në Larushk të Fushë Krujës.

Dy të rinjtë u kapën në flagrancë në momentin e shkëmbimit të një sasie kartmonedhash 20 euro, të dyshuara si të falsifikuara.

Ndërkaq materialet lidhur me këtë shtetas iu kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme për veprën penale”falsifikim monedhash”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/