Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjëndje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit:
I.T.,38 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore në lagjen nr.6, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.
A.K., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”.





