Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.D., 29 vjeç.

I riu nga Durrësi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.13, Durrës, duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.

Ndërkohë, blutë e Krujës, në vijim të kontrolleve të ushtruara ndaj personave në kërkim ose atyre që lëvizin me sende të kundraligjshme, arrestuan në flagrancë shtetasin S.V., 19 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.