Kapen me kanabis sativa dy të rinj nga qyteti i Durrësit.
Policia informon se në pranga kanë rënë Vath Deneku 21 vjeç, dhe Krios Maloku 23 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr. 1, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, u gjetën disa doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa.
Por, jo si zakonisht, policia nuk bën të ditur kësaj radhe se sa ishte sasia e lëndës narkotike të sekuestruar.