Policia italiane ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge dhe ka arrestuar dy shqiptarë.
Agjencia e lajmeve Ansa raporton se është kapur 2 ton kanabis sativa në një furgon.
Aksioni antidrogë i policisë italiane është zhvilluar në zonën Termoli paraditen e sotme.
Të rinjve shqiptarë ju sekuestrua edhe një pistoletë.
Sipas policisë italiane, vlera e kanabisit të sekuestruar kap shifrën e 2.5 milionë euro. Autoritetet italiane dyshojnë se kamioni po transportonte drogën në një magazinë për ta mbajtur të fshehtë dhe për ta shitur më vonë.
Ndërkohë, dy shqiptarët e arrestuar janë të moshës 24 dhe 27 vjeç. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur.





