Dy persona të shpallur më parë në kërkim janë vënë në prangat e policisë së shtetit, pasi akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Sipas policisë, është arrestuar shtetasi K.K., 25 vjeç, banues në fshatin Barbullojë, Lezhë. Gjate kontrollit te policise me date 28 tetor te vitit qe sapo lame pas, ai u largua me vrap, ndersa efektivet gjeten në makinë 27 kg lëndë narkotike canabis sativa, te cilat u sekuestruan. Policia arrestoi në flagrancë edhe bashkëpunëtorët e tij, shtetasit N.T .dhe Z.M.

I arrestuari i dytë është Filip Shtjefni, banues në Lezhë, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 2 vite burg, për vepren penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, pasi ky shtetas  në vitin 2016, ka mbajtur pa dëshirën e saj shtetasen E.M.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas  të  shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, nga shërbimet e Policisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë  Nr.6 Tiranë është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

– K.K., 25 vjeç, banues në fshatin Barbullojë, Lezhë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  Më datë 28.10.2020, në afërsi të një lokali në aksin rrugor Mikot-Lezhë nga sherbimet e Policisë Lezhë është bërë ndalimi i një mjeti me  drejtues shtetasin  K.K., i cili braktisi mjetin dhe u largua.

Gjatë  kontrollit të mjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan  27 kg lëndë narkotike canabis sativa, si dhe  arrestuan në flagrancë bashkëpunëtorët  tij, shtetasi N.T .dhe Z.M.

Gjithashtu, nga sherbimet e Policisë Lezhë është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit Filip Shtjefni, banues në Lezhë,i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 2 vite burg ,për vepren penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, pasi ky shtetas  në vitin 2016 ,ka mbajtur pa dëshirën e saj shtetasen E.M.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.