Goditen nga Policia Kufitare në Durrës dy raste të tentativës për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara, vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasit:

H. K., 30 vjeç dhe F. A., 36 vjeç, të dy banues në Turqi.

Ata janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.