27 tetor 2015 – Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Sektorin Kundër Narkotikëve në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë ditës së sotme kanë finalizuar operacionin “Nënmavriq”, duke vënë në pranga 2 vëllezër.
Gjatë kontrollit në banesën private të dy vëllezërve Koçeku, u gjetën 4 thasë me lënde narkotike të llojit Canabis Sattiva, e cila pas peshimit nga ana e specialistëve rezultoi 32 kilogramë Canabis Sativa.
Gjithashtu në vijim të kontrollit në banesë iu gjet dhe një armë zjarri automatike me krehër me 30 fishekë.
Ne vijim të operacionit, gjatë kontrollit dhe në banesën e shtetasit Pjeter Koçeku (kushëriri i vëllezërve Koçeku), u gjet një çantë me lëndë narkotike e llojit Canabis Sattiva, e cila rezultoi me peshë 5 kilogramë.
Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Mirash Koçeku , 29 vjeç, banues në fshatin Nenmavriq, Shale, Shkodër.
Gjon Koçeku, 23 vjeç, banues në fshatin Nenmavriq, Shale, Shkodër.
Pjetër Koçeku, 31 vjeç, banues në fshatin Nenmavriq, Shale, Shkodër. (kushëriri i dy vëllezërve)
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
Gjithsej 37 kilogram lëndë narkotike Canabis Sattiva. – 1 (një) armë zjarri automatike – 1 krehër me 30 (tridhjetë) fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në ngarkim të shtetasve Mirash dhe Gjon Koçeku, neni 283/2 e 278/3 i Kodit Penal, ndërsa për shtetasin Pjeter Koçeku, neni 283 i Kodit Penal.
/portali DurresLajm/