Itali, 30 prill 2014 – Karabinierët e qytetit të San Benedeto del Trontos arrestuan dy vëllezër shqiptarë, të cilëve iu gjetën gjatë kontrollit fizik, por edhe në banesën ku jetonin sasi të konsiderueshme dozash kanabis sativa.
Të arrestuarit janë: Emanuel Ramaj, 19 vjeç dhe i vëllai Edisoni 20 vjeç.
I pari u arrestua Emanueli, të cilit ju gjetën në trup 7 doza hashashi me peshë 20gr secila. Ndërsa Edisonit ju gjetën 10 doza me peshë 15 gr secila.
Më pas gjatë kontrollit në banesë, karabinierët i gjetën dhe i sekuestruan 2 shqiptarëve një dozë me peshë 100 gram, si dhe 34 doza të tjera me peshë 52 gram. Në shtëpinë e shqiptarëve karabinierët sekuestruan edhe një peshore precizioni.
Të dy vëllezërit u dërguan në burgun lokal të Askoli Picenës.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





