20 nëntor 2015 – Në futboll flitet gjithnjë e më shumë për trukime, por rrallë merren masa dhe e shumta ka ndëshkime sportive, apo dënohet ndonjë lojtar. Megjithatë, në Korenë e Jugut ka vite që e luftojnë seriozisht këtë “plagë” të futbollit dhe ka pasur shumë arrestime, duke përfshirë edhe lojtarë të kombëtares, pak vite më parë.
Tashmë një lajm tjetër i bujshëm vjen nga ky shtet, sepse janë arrestuar dy arbitra në Busan, për shkak se janë konsideruar fajtorë gjatë hetimit për trukim nga klubi Gieongnam. Ish-presidenti i këtij klubi, An Jong-bok u arrestua muajin e shkuar, me akuza për korrupsion dhe përvetësim të paligjshëm parash, ndërsa tani është zbuluar që arbitrat janë paguar nga Jong-bok, për të ndihmuar skuadrën e tij. Presidenti i Ligës së Futbollit koreano-jugor, Kuon Oh-gap u ka kërkuar ndjesë publikisht tifozëve.
/portali DurresLajm/