11 nëntor 2015 – Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj, të cilët dyshohen se janë autorët e vjedhjes së një banese, konkretisht banesën e shtetasit S. Ç. dhe po ashtu të shumë vjedhjeve të tjera, kryesisht televizorë.
Sipas policisë, të arrestuarit Marjo Bajrami 25 vjeç, Kostandin Zaimaj 23 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe të dënuar më parë për vjedhje, dyshohet të jenë autorë edhe të 13 vjedhjeve të tjera të televizorëve plazma në banesa dhe në tre dyqane.
Veç arrestimit të dy të rinjve, u bë shpallja në kërkim edhe e një 32-vjeçari, shtetasit R.S., banues në Tiranë, për vjedhje në bashkëpunim të banesës së shtetasit S. Ç.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se hynin në banesa nga dritaret e hapura dhe vidhnin televizorët plazma e më pas largoheshin.
Nga puna e bërë, rezultoi se këtë shtetas janë autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të tjera:
1-më datë 06.01.2015,
2- më datë 02.02.2015,
3- datë 17.02.2015,
4- më datë 03.03.2015,
5- më datë 03.03.2015,
6- më datë 27.03.2015,
7- më datë 06.04.2015,
8- më datë 08.05.2015,
9- më datë 18.08.2015,
10- më datë 03.09.2015,
11- më datë 15.09.2015,
12- më datë 22.09.2015,
13- më datë 12.10.2015.
/S.L. portali DurresLajm/