Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë për vjedhjen e një banesë në Divjakë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Olsi Janko 29 vjeç, Serxhio Duda 19 vjeç dhe Regist Vodo 19 vjeç, të tre banues në Divjakë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë natës në Divjakë, kanë vjedhur banesën e shtetasit A.Z, 62 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale, të arrestuarve iu sekuestruan 5 orët e vjedhura, 4 celularë, një paruke, një kapuç dhe një thikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Vjedhje" parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.





