• Policia e Varezes arrestoi dy shqiptarë, vëlla e motër për armëmbajtje pa leje, drogë dhe posedim sendesh të vjedhura.

 1 shkurt 2015 –  Të arrestuarit janë Rozalin Vinçulli, 38 vjeç dhe Erjola Merepeza, 42 vjeç.

Atyre iu gjetën në banesë, një pistoletë Beretta kalibër 22 me 9 fishekë, një pistoletë Beretta kalibër 7,65 mm si edhe një pushkë precizioni (me dylbi). Të tre armët rezultojnë të vjedhura. Në banesë, policët sekuestruan 16 copë pajisjesh Hi_Tech  të vjedhura si IPad, IPod. MacBook, IPod Nano etj.

U kapën edhe 16 orë dore të markave të shtenjta, dy navigator satelitar , 6 radio dore (Walkie-Talkie), të gjitha të vjedhura. Policia sekuestroi 38 gramë heroinë, që u gjetën në një sirtar në dhomën e gjumit.

Nuk dihet nëse Erjola Merepeza ka lidhje gjinie apo krushqie me Zv/drejtorin e përgjithshëm të policisë shqiptare.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/