Arrestohen në flagrancë në Durrës dy drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
S. H., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Skoda” në gjendje të dehur, në masën 0.90 mg/l.
E. R., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, në gjendje të dehur, ka goditur mjetin tip “Benz”, duke shkaktuar dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.





