Një hajdut celulari dhe një burrë dhunues janë vënë në prangat e policisë së Durrësit gjatë 24 orëve të fundit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin D. A., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se i ka vjedhur celularin, një shtetaseje. Celulari u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u arrestua 30-vjeçari me iniciale J. V., banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.