Tre të rinj nga Kukësi janë arrestuar nga blutë e Durrësit, pasi njëri prej tyre u kap me kanabis në shtëpi, ndërsa dy të tjerët akuzohen për moskallëzim krimi.
Në pranga përfunduan: P.Gashi 22 vjeç, F. Onuzi 25 vjeç dhe A.Pepa 24 vjeç, të tre banues në Kukës.
Më datë 09.08.2017, në lagjen nr. 13, Plazh gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit P.Gashi, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, bën me dije policia e Durrësit, por pa përcaktuar sasinë e lëndës narkotike.





