Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh në Durrës.

Në pranga ra shtetasi N. R., 43 vjeç, banues në Borizanë, Fushë-Krujë, pasi në rrugën dytësore Borizanë – Fushë  Krujë, duke drejtuar mjetin “Volkswagen”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin F. V., 45 vjeç.

Si pasojë janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në pranga ra edhe shtetasi L. T., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 14, Durrës, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.