Specialistët për Narkotikët në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 45-vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë iu gjetë 14.5 gr lëndë narkotike e dyshuar marjiuanë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje,  policia ka arrestuan në flagrancë shtetasin G. T., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 30-vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin R. D., 86-vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.