Policia e Durrësit, përmes një njoftimi për shtyp, bën të ditur se ka vënë në pranga 4 të rinj, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

23-vjeçari M.H. është arrestuar në flagrancë sepse i janë gjetur 6 doza me lëndë narkotike të dyshuar marijuana, ndërsa 3 të rinjtë e tjerë janë çuar pas hekurave nga efektivët e policisë rrugore.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 doza me lëndë narkotike të dyshuar marijuanë.  
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. F., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 3, Durrës, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

B. D., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Tapizë, Krujë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

A. Q., 17 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, pasi në fshatin Grizë, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës, e për pasojë është lënduar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.