Policia e Shkodrës ka sekuestruar 20 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe ka arrestuar 4 persona në flagrancë.

Në automjetin tip “Renault” me targa AA 248KR që drejtohej nga Pavlin Selvija dhe pasagjer Elvis Mandi, u gjet dhe u sekuestrua 11 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa në formë boce e futur nëpër thasë.

Gjithashtu, policia arrestoi edhe shtetasit Sentiljano Uldedaj dhe Bik Sufaj, të cilët udhëtonin në automjetin tip “Golf 5” me targa AA 646 IT, si bashkëpunëtorë të dy personave të tjerë.

Sipas të dhënave, gjatë kontrollit në shtëpinë e Pavlin Selvijas u gjetën dhe u sekuestruan edhe 9 kg kanabis sativa.

Në përfundim të veprimeve hetimore, ka rezultuar se personat e sipërpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qenë duke transportuar për qëllime tregtimi dhe trafikimi lëndën narkotike.